Edhe një ditë kohë për të aplikuar subvencionim të teksteve shkollore

 

 

Vetëm deri nesër (3 tetor 2025)  në ora 23:59 do të mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platofrmës e-Kosova. Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)

Teksa kanë treguar për afatin, MAShTI bëri të ditur edhe se sa aplikime janë bërë prej 15.

“Për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky është njoftimi i fundit për të përfituar nga mundësia e subvencionimit. Pas këtij afati, pra nga ora 00:00 e datës 4 tetor, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet. Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime. Platforma do të mbetet e qasshme vetëm për koordinatorët komunalë dhe shkollorë, deri në përfundim të trajtimit të aplikimeve të mbetura. MAShTI inkurajon të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që nuk kanë aplikuar ende, të përfundojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfitojnë nga subvencionimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore”, thuhet në thirrjen e MAShTI-it.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…