Haliti: Në nëntor do të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

 

 

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për shumë legjislatura, Xhavit Haliti ka thënë se bllokada e krijuar pas zgjedhjeve është dobësi e të gjitha grupeve parlamentareve dhe organeve drejtuese të partive të tyre.


Moskrijimi i organit kryesor, shërbyes i qytetarëve të Kosovës, sipas Halitit është një aventurë politike që nuk do të duhej të ndodhte.

Ky veprim, sipas Halitit, lidhet me sfidën që Kurti dëshiron t’ua bëjë partive politike, por edhe siç thotë ai, strategjisë së presidentit Trump, që ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të negociatave dhe vendosjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç dihet, në nëntor është planifikuar të vij i deleguari special i presidentit të SHBA-së, në Kosovë e Serbi për të negociuar marrëveshjen, por Kurti përmes moskrijimit të koalicionit dëshiron ta prolongojë fillimin e negociatave, prandaj sipas të gjitha gjasave dhe sipas mendimit tim, deri në fund të nëntorit s’do të ketë qeveri, e pastaj është e mundshme që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Haliti për IndeksOnline.

Më tej, ai thotë se udhëheqjet e partive opozitare janë akomoduar, duke qëndruar në opozitë dhe po u mjafton ndonjë deklaratë “bombë” dhe po u mjafton ushqimi i dhjamit të grumbulluar.

“Një opozitë që nuk lufton me të gjitha mjetet demokratike për pushtet, ajo ose është e shantazhuar nga pushteti ose s’i dinë detyrat e veta”, ka shtuar Haliti.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator, kur edhe pritet të publikohet aktgjykimi për çështjen e nënkryetarit nga komuniteti serb./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…