Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

 

 

Presidenti i Këshillit  Evropian, Antonio Costa, më 14 maj do të qëndrojë për vizitë në Kosovë në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor.


Në agjendën e publikuar një ditë më parë nga KE-ja thuhet se zyrtari i lartë evropian do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë për media.

Konferenca me Osmanin mbahet nga ora 16:40, njofton KFVA.

Por në agjendë, askund nuk figuron se Costa do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Në kuadër të kësaj vizite në vendet ballkanike, Costa, stacion të parë do ta ketë Serbinë ku më 13 maj do të jetë në Beograd

Atje do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin Duro Macut dhe me anëtarë të parlamentit atje, njofton Klankosova.tv.

Po atë ditë ai do të shkojë në Sarajevë ku do t’u drejtohet trupave të EUFOR-it Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të mërkurën, më 14 maj, Costa do të jetë në Podgoricë ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Më pas ai do të vizitojë Kosovën për të takuar presidenten Vjosa Osmani. Të nesërmen, më 15 maj, i pari i KE-së do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës.

Kurse, të premten, më 16 maj, ai do të jetë bashkëorganizator i Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Tiranë.

Tema e këtij samiti është “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”.

Takimi do të përqendrohet në siguri dhe udhëheqësit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Evropës, të ndjekura nga tre tryeza të rrumbullakëta tematike.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…