by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit Wesley Clarck, po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.
Ai thotë se këshillat që ai i jepte gjeneralit Clark, burimet i kishte të larmishme.
“Informoja gjeneralin Clark në mëngjes. Zgjohesha, kam hyrë në internet për të parë zhvillimet e fundit se çfarë po ndodhte në Kosovë, dëgjoja lajmet e 24 orëve të fundit, në veturë dëgjoja edhe BBC-në, lexoja të gjitha shërbimet. Përmes videolidhjeve informonim komandantët në terren”, thotë ai për punën që bënte gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Tutje, Duncan thotë se përpiqej të krijonte një panoramë se çfarë kishte ndodhur çdo 24 orë në Kosovë.
Ish-diplomati nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte si burim, persona të brendshëm.
Ndër të tjera ai shton se kultura shqiptare e ka ndihmuar ta kuptonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Duncan ndër të tjera tha se familja e Jasharajve kishte ndikim të madh gjatë vitit 1998.
“Kur bëja hulumtime, dilte emri i Jasharajve çdo kund. Kishin rëndësi të madhe”, tha ai.
Që prej momentit kur u fut në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, rreth Lamine Yamal janë shumuar zërat për të ardhmen e tij. Në javët e fundit, interesimi nga Paris Saint-Germain ka arritur nivele astronomike: sipas raportimeve të “DefensaCentral”, klubi francez është i gatshëm të paguajë 230 milionë euro për
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se është afër vendimit nëse do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk, duke shtuar se donte të shihte më parë listën e objektivave. “Pothuajse kam marrë një vendim. Mendoj se dua të zbuloj se çfarë po bëjnë me to, ku po i
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është zgjedhur anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, një prej komiteteve më të rëndësishme të kësaj organizate globale. Ky emërim përfaqëson një sukses të madh për futbollin kosovar dhe është pa dyshim një njohje ndërkombëtare e kontributit të vazhdueshëm të presidentit Ademi
Nga të shtënat me armë zjarri sot në Kumanovë është plagosur Dr. Zekirija Shaini, zyrtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit të Aleancës në komunën e Likovës. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme (MPB) Ngjarja ka ndodhur para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku