Tërhiqet nga gara një kandidat i LDK-së për Asamblenë e Vushtrrisë: Partia është e ndarë në pesë grupe, fajtor është Xhafer Tahiri

 

 

Kandidati për Asamble në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gezim Jetullahu, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga lista e kandidatëve dhe nga çdo përgjegjësi e tij e lidhur me këtë subjekt politik.

Jetullahu ka theksuar se ishte bashkuar me LDK-në me bindjen se zëri i secilit do të dëgjohej dhe se puna do të bëhej për të mirën e përbashkët të qytetit të Vushtrrisë.

Sipas tij, përvoja dhe angazhimi i tij mbetën vetëm si pjesë e listës, pa pasur hapësirë që mendimi i tij të merrej parasysh në takime, programe apo në vizionin e përbashkët të subjektit.

Ai ka vlerësuar se aktualisht LDK në Vushtrri është e ndarë në pesë grupe, të cilat punojnë me misione të ndryshme, ndërsa për këtë gjendje ka fajësuar kandidatin për kryetar, Xhafer Tahiri.

Sipas tij, Tahiri nuk ka arritur ta unifikojë subjektin para zgjedhjeve, duke e udhëhequr LDK-në si parti personale, gjë që ka sjellë pakënaqësi të shumta.

“Hyra në garë për të bërë ndryshimin, por rrugës e kuptova që ndryshimi është i pamundur me njerëz që kanë një fasadë të madhe para publikut, ndërsa realiteti është ndryshe”, ka theksuar Jetullahu.

Ai ka shtuar se Vushtrrisë i duhen njerëz të sinqertë dhe se modeli i udhëheqjes së deritanishme nuk e përfaqëson atë, duke falënderuar të gjithë mbështetësit dhe bashkëqytetarët për përkrahjen.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…