Kryeqyteti në vitin 2025: Disa pjesë të Prishtinës janë pa ujë

 

 

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se disa rrugë në Prishtinë do të mbesin pa ujë, për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Luan Haradinaj”.


Sipas njoftimit,  pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga” Luan Haradinaj”, Qendra, Dardania dhe një pjesë e lagjes Kalabria.

Ndërkohë, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona shërbimi; Rr.”Luan Haradinaj”, Rr.”Holger Pedersen”, Rr.”Sylejman Vokshi”, Rr.”Agim Ramadani”, Rr.”Asllan Pireva”, Rr.”Elez Geci”, Rr.”Faton Shabani”, Fshati Leban, Fshati Milevc.

Ndonëse jemi në vitin 2025, kryeqyteti i Kosovës është përballur me ndërprerje të shumta të ujit gjatë kësaj vere, me lagje të shumta që raportonin për orë të tëra pa ujë./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…