Bastisje në disa komuna, arrestohen pesë persona – konfiskohen armë e municion

 

 

Pesë persona janë arrestuar pasi gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën në Shtime, Lipjan, Drenas dhe Viti.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona.

“Më 16.09.025 njësiti i DHKOKR në bashkëpunim me prokurorinë kanë bastisur pronat e 5 personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona. Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…