Polonia aktivizon “Portën e Hekurt”

 

 

Tensionet në lindje të Europës janë rritur ndjeshëm, pasi Polonia ka aktivizuar planin e saj ushtarak të koduar “Porta e Hekurt”, duke vendosur rreth 40 mijë trupa pranë kufirit me Bjellorusinë dhe rajonin rus të Kaliningradit. Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, të njohura si Zapad 2025, të cilat po zhvillohen në territorin bjellorus, në Kaliningrad dhe në Detin e Barencit.

Lëvizja e Varshavës pason incidentin e fundit, ku disa dronë rusë u rrëzuan në hapësirën ajrore polake, një akt që qeveria polake e cilësoi si “shkelje të paprecedentë të sovranitetit”. Në paralel, edhe Rumania ka raportuar shfaqjen e një droni rus në zonën e Tulceas, pranë kufirit me Ukrainën, i cili më pas është zhdukur nga radarët, shkruan KFVA.

Për të garantuar mbrojtjen e hapësirës ajrore, NATO ka vendosur avionë luftarakë në qiellin e Polonisë, gati për të reaguar në rast të një provokimi të ri. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, paralajmëroi se aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit të tyre, duke i bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të ndalë shkeljet ndaj hapësirës ajrore të vendeve anëtare.

Nga ana tjetër, Kremlini përmes zëdhënësit Dmitri Peskov ka akuzuar NATO-n se “është në luftë kundër Rusisë” dhe se po e ndihmon Kievin me të gjitha mjetet.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…