by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kosova ka njohur shumë individë që kanë kontribuar në rindërtimin e saj pas luftës, por pak janë ata që kanë lënë gjurmë konkrete dhe të qëndrueshme si Kreshnik Vezvesja. I lindur më 25 nëntor 1978, ai është bërë një nga figurat më të respektuara për profesionalizëm, përkushtim dhe vizion afatgjatë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Në vitet ’90, Vezvesja ndoqi shkollën prestigjioze Saint Joseph në Oxford, Angli, ku u specializua në gjuhë dhe ekonomi. Me kthimin në Kosovë pas luftës, ai nuk u mjaftua vetëm me zhvillimin e biznesit privat, por u vu në shërbim të vendit me projekte madhore që shënuan një epokë të re për infrastrukturën dhe jetën publike. Duke qenë ndër anëtarët e parë të Rotary International, ai kontribuoi në ndihmën për shumë spitale rajonale në mbarë Kosovën, shkolla, institucione dhe familje të prekura rëndë nga pasojat e luftës.
Kontributet e tij përfshijnë renovimin e ish-spitalit të mushkërive, rikthimin në jetë të ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia”, ndërtimin e bibliotekës “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, objekteve të zjarrfikësve dhe qendrave të punës sociale, si dhe rrethimet mbrojtëse për KFOR-in dhe UN-in në të gjithë vendin. Secila prej këtyre veprave dëshmon qartë se vizioni i tij nuk kufizohej vetëm në biznes, por në ngritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve.
Sot, emri i Kreshnik Vezvesjes lidhet me stabilitet, zhvillim dhe projekte që flasin vetë. Ai mbetet një shembull se si përkushtimi individual dhe profesionalizmi mund të ndikojnë fuqishëm në të ardhmen e një vendi.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C. /MeteoKosova/
Washingtoni dëshiron që kompanitë amerikane të përjashtohen nga rregulla të tilla si hartimi i planeve të tranzicionit klimatik. SHBA-të po kërkojnë që BE-ja të zbusë një pjesë të legjislacionit të saj të gjelbër vetëm disa muaj pasi ra dakord për një pakt tarifor për të shmangur një luftë të plotë tregtare transatlantike. Sipas
Albin Kurti tash e disa herë është duke marrë pjesë në fushatën e Faton Pecit kandidat i VV-së për Mitrovicën, shkruan Gazeta KFVA. Ai sot bashkë me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin morrën erdhën në Mitrovicë për ta mbështetur Pecin, pasi Arian Tahiri i PDK-së atje është favorit, dhe kjo duket se
Policia gjermane ka dhënë detaje të reja rreth sulmit me thikë ndaj kryebashkiakes së sapozgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer. Sipas BILD, arma e dyshuar e vrasjes, një thikë kuzhine dhe një tjetër thikë, u gjetën në dhomën e gjumit të djalit të saj të adoptuar 15 vjeçar. Dyshimet tani drejtohen nga vajza e