Haxhiu vajton e ankohet: Lista Serbe po fyen Kurtin, shoqëria civile në gjumë

 

 

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend, që lidhen me situatën në veri dhe nisjen e fushatës zgjedhore, duke vënë theksin te deklaratat e protagonistëve të Listës Serbe.


Sipas saj, në hapje të fushatës zgjedhore, të njëjtit persona ofenduan kryeministrin Kurti dhe përdorën thirrje fyese ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, insistuam që Lista Serbe të mos certifikohej. Thamë, ndër të tjera, se nuk ka asnjë lloj distancimi nga kjo listë, sidomos në lidhje me rastin e Banjskës. Reaguan gjithandej. Në zgjedhjet lokale, sërish kërkuam që ajo të mos certifikohej. Edhe atëherë pati reagime. Profilet e deputetëve të Listës Serbe i pamë të gjithë: secili më anti-Kosovë se tjetri, secili më paralel se tjetri. Dje, në hapje të fushatës, të njëjtit sërish fyen Kurtin, prisnin ‘çlirimin’ nga ai dhe thërrisnin ‘vëlla Millanin’. Kësaj radhe nuk pati reagime. Shoqëria civile, dikur e gatshme të reagonte kundër VV-së kur kjo e kundërshtonte Listën Serbe, sot është në gjumë edhe kur kjo listë fyen gjithçka që përfaqëson Republika jonë”, përfundoi ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…