Pas gruas së tij, edhe zotëriu i parë sulmon mediat, përmend pasoja e fërkime duarsh

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj mediave që sipas saj i bëjnë përndjekje dhe rrezikojnë sigurinë e vajzave të saj të mitura duke publikuar vendndodhjen dhe incizime pa autorizim.

E pas saj, reagoi edhe zotëriu i parë, Prindon Sadriu, duke ndjekur rrugën e bashkëshortes së tij duke lincuar mediat e sulmuar ato.

Postimi:

Fletërrufetë e buzhalistëve, kajtazistëve e mehmetajve nuk janë kritikë, janë cirk i urrejtjes.

Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël. Në të kaluarën jo shumë të largët ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve.

Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik..

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…