Ministrja e re e Shëndetësisë e Suedisë, Elisabeth Lann, u rrëzua para kamerave gjatë konferencës së saj të parë për shtyp, pak minuta pasi u prezantua zyrtarisht në prani të Kryeministrit Ulf Kristersson dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë.
Lann, një anëtare e Partisë Demokristiane, papritmas humbi ndjenjat dhe ra, duke goditur kokën në podium. Kryetarja e partisë, Emba Bush, dhe kolegët e saj nxituan ta ndihmonin, ndërsa personeli i sigurisë menjëherë ofroi ndihmën e parë. Ministrja u nxor nga dhoma për një kontroll mjekësor, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.
Pak më vonë, Lann u rishfaq dhe u përpoq t’i qetësonte të pranishmit, duke deklaruar: “Nuk ishte një e martë normale, por kjo është ajo që mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak.”
Nuk dihet nëse ajo kishte nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor, por nuk kishte ndonjë lëndim të dukshëm. Gazetarët në vendngjarje raportuan se rënia e saj fillimisht dukej serioze.
