Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut

 

 

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në gjithë territorin tonë dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, gjatë natës në orën 02:13 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, 116 km në juglindje të Shkupit, me magnitudë lokale Richter, ML 2.2.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndier në Strumicë dhe rrethinë me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…