Avioni e lë në tokë, kryeministri spanjoll në samit vetëm online!

 

 

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, do t’i bashkohet online takimit të Koalicionit të Vullnetit, pasi aeroplani i tij pësoi defekt.

El País vuri në dukje se avionët zyrtarë shtetërorë “janë shumë të vjetër” dhe kanë një histori prishjesh, por nuk ka një konsensus politik për blerjen e aeroplanëve të rinj.

I ashtuquajturi Koalicion i Vullnetit do të takohet sot në Paris dhe online për bisedime të mëtejshme mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Të pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, një grup udhëheqësish, kryesisht europianë – përfshirë Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës – do të diskutojnë se si ta shndërrojnë vullnetin e tyre për të ndihmuar Ukrainën në garanci konkrete dhe specifike që do t’i jepnin Ukrainës besimin që mund të mbajë çdo marrëveshje paqeje me Rusinë

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…