49 vatra zjarri gjatë ditës në Kosovë, shtatë ende aktive

 

 

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se gjatë ditës në nivel vendi janë regjistruar 49 vatra zjarri.


Sipas kësaj agjencie, nga 49 vatra zjarri, shtatë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, kurse 42 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

“Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192”, thuhet në njoftim.

Tutje, Agjencia e Menaxhimit Emergjent shprehu mirënjohje dhe falënderim për angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…