Balje: S’kam votë për asnjë kandidat të komunitetit serb – Basha mund të japë dorëheqje

 

 

Deputetja Duda Balje ka thënë se nuk ka votë për asnjë kandidat nga komuniteti serb për Nënkryetar të Kuvendit.

Ajo u pyet specifikisht nëse do të votojë pro zgjedhjes së Nenad Rashiq, por e prerë tha se jo.

“Nuk kam votë për asnjë kandidat prej komunitetit serb…Nuk e kam plan me votu për asnjë kandidat prej Listës Serbe”, deklaroi Balje.

Sa i përket bllokadës së re në Kuvend, Balje tha se nuk beson se do të dilet lehtë nga kjo situatë, teksa e përmendi mundësinë që Kryeparlamentari Dimal Basha të jap dorëheqje.

“Nuk e mendoj se kemi me dal shumë lehtë prej kësaj krize. Bile personalisht mendoj që z. Dimal Basha, nëse konstitutohet Kuvendi, ka mundësi me jap dorëheqje dhe prapë zëvendësja e parë është znj.Albulena. Unë mendoj që është një prej versioneve, ka mundësi me ndodhë”, deklaroi Balje.

Balje tregoi edhe arsyet pse nuk e votoi Bashën për Kryeparlamentar.

“Personalisht nuk votova për Bashën për shumë arsye. Një prej arsyeve ka barazu Zotin me gjygym”, tha Balje para gazetarëve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…