Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër kandidaten republikane për Kongres, Valentina Gomez.

Ajo është shfaqur në një video duke djegur librin e shenjtë të islamit, Kuranin, me një flakëhedhës.

Sipas Grenellit, kandidatja nuk i kupton liritë, ndërsa theksoi se Kushtetuta amerikane garanton lirinë fetare.

“Mos e minoni amendamentin e parë të Kushtetutës të vendosur nga paraardhësit tanë. Kushtetuta e SHBA-së garanton lirinë e fesë. Ju nuk i kuptoni shumë mirë liritë tona”, shkroi Grenell si reagim në median sociale X.

Kujtojmë se Gomez publikoi videon në X, e cila është parë nga mbi 3.4 milionë persona vetëm në këtë platformë, duke shkaktuar vëmendje dhe kritika të mëdha.

Në përshkrimin e videos, Gomez shprehej:

“Do ta zhduk islamin në Texas, prandaj më ndihmoftë zoti. Myslimanët po përdhunojnë dhe vrasin në rrugën e tyre për të pushtuar vendet e krishtera. Më ndihmoftë të hyj në Kongres, në mënyrë që të mos ju duhet të përkuleni kurrë para shkëmbit të tyre budalla”

Related Posts