Ukraina nënshkruan me SHBA-në skicën e marrëveshjes për mineralet

 

 

Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në.

Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.

Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të javës së ardhshme.

Svyrydenko njoftoi nënshkrimin e memorandumit në X, por nuk dha detaje të mëtejshme.

 

Postimi i saj përfshinte foto të saj dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent duke nënshkruar veçmas.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një Memorandumi Synimi, i cili hap rrugën për një Marrëveshje të Partneritetit Ekonomik dhe krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës,” shkroi Svyrydenko.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…