by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kuvendi i Kosovës u bë sot me kryetar të ri, por nuk u konstituua. Ky proces ngeci te votimi i kandidatit për nënkryetar nga pakica serbe.
Pasi tri herë u propozua emri i njëjtë nga Lista Serbe, Dimal Basha vendosi që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short.
Ai u arsyetua duke e përmendur disa herë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që përcaktoi se një kandidat mund të propozohet deri në tri herë.
Por, pikërisht gjykata që e nxori këtë vendim, të cilit Vetëvendosje iu ‘dorëzua’, Basha tha më 8 gusht se nuk i shërben drejtësisë, “por grupeve të interesit”.
‘Vendimin e turpshëm’ siç e quajti Basha atë ditë, sot e interpretoi dhe e zbatoi, duke thënë se vetëm tri herë Simiq duhet të votohet, sepse ashtu ka vendosur Kushtetuesja.
“I nderuar përfaqësues nga komuniteti serb, në frymën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, gjykata na ka thënë të qartë që lejohet vetëm tri herë që të propozohet një kandidat. Prandaj, në të njëjtën frymë, ju ftoj të propozoni një kandidat tjetër. “
“Siç e dini, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për me dalë nga ngërçi, një prej arsyeve ka qenë propozimi i të njëjtit kandidat radhazi. Gjykata ën frymën e daljes nga ngërçi, bllokimi, i Kuvendit, ka propozu që emërimet të propozohen vetëm tri herë. Kjo vlenë për kryetarin dhe nënkryetarët.” – tha Basha, teksa Lista Serbe vazhdonte me propozimin e njëjtë.
Urdhrin e lëshuar nga gjykata tentoi ta zbatojë, por po konsiderohet se e shkeli Kushtetutën dikah tjetër.
Pas moszgjedhjes së kandidatit të Listës Serbe, Basha vendosi të vazhdojë me formatin e shortit, raporton Klankosova.tv
Njohësit e çështjeve të drejtësisë kanë deklaruar se votimi i dy nënkryetarëve nga pakicat duhet të bëhet në pako dhe të mos ndahet sikurse sot.
Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus në Prishtinë ka thënë se procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit që përfaqësojnë komunitetet joshumicë duhet të përsëritet, pasi mënyra e ndjekur nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Sipas Krasniqit, aktivizimi i procedurës me short për përzgjedhjen e kandidatit mund të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka propozime dhe gjithmonë në prani të deputetëve të komunitetit përkatës.
Pa pjesëmarrjen e tyre, shorti nuk mund të zhvillohet.
Ai po ashtu tha se skenari për të shteruar kandidaturat e Listës Serbe me qëllim që pozita t’i kalojë ZSPO-së së Nenad Rashiqit, nuk mund të realizohet pa miratimin e shumicës së deputetëve të këtij komuniteti.
Pritet të shihet se si do të vazhdojë procesi i konstituimit dhe nëse do të ketë lëndë të re në Kushtetuese për zgjedhjen e nënkryetarëve nga pakicat.
Seanca e radhës u caktua për të enjten, me fillim nga ora 11:00.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje jo rrallëherë ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, por edhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe ka lëshuar akuza për bashkëpunim me parti të caktuara të opozitës në legjislaturën e kaluar.
Presidenti Donald Trump deklaroi se guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë duhet t’i drejtohen atij për ndihmë nëse duan ndërhyrjen e qeverisë federale për të ndalur krimin në qytetet e tyre. “Ky do të jetë vendi më i sigurt në tokë. Do të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Çikago. Por më pëlqen që të
Agim Veliu, ish-ministër i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ia kishte refuzuar kërkesën për ta dërguar Policinë në veri. Veliu ka thënë se Policia e Kosovës e kishte pasur planin e detajuar për ndërhyrje, por Kurti nuk e kishte pranuar. “Jo unë, por Policia e Kosovës e ka pasur planin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk e ka votën nga PDK-ja për kryeministër. Krasniqi është shprehur i prerë në këtë qëndrim. “Varet a konstituohet Kuvendi, dy mundësi janë këtu, përfundon konstituimi, hyjmë në afate kushtetuese. Unë i kam thënë z.Kurtit, urdhëro, dëshmoje
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, prej të cilave katër vazhdojnë të jenë aktive, shkruan KFVA. AME ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme