by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar një kërkesë të re në Apelin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke synuar rrëzimin e aktakuzës që e ngarkon për pengim të drejtësisë.
Sipas mbrojtjes së tij, Gjykata ka tejkaluar kompetencat duke lejuar ngritjen e një çështjeje të re, të njohur si “Rasti 12”, paralelisht me procesin tashmë ekzistues ndaj Thaçit dhe ish-bashkëluftëtarëve në “Rastin 06”.
Ekipi mbrojtës argumenton se trajtimi i të njëjtave fakte në dy procese të ndryshme rrezikon vendime kontradiktore dhe cenon prezumimin e pafajësisë së ish-presidentit.
Apeli u paraqit më 18 gusht 2025, dhe pritet të shqyrtohet nga gjykata në ditët në vijim.
Kërkesën e gjeni KËTU.
Mbrojtja e Thaçit nënvizon se gjyqtarja e caktuar fillimisht ka ushtruar dy role të ndryshme brenda të njëjtit rast, si gjyqtare e fazës hetimore dhe më pas si gjyqtare paraprake, gjë që sipas ligjit nuk lejohet.
Sipas mbrojtjes, refuzimi i gjyqtares për të shqyrtuar vlefshmërinë e vetë-emërimit të saj bie ndesh me të drejtën themelore të të akuzuarit.
Në bazë të këtyre argumenteve, avokatja Sophie Menegon, që e përfaqëson Thaçin, ka kërkuar nga Kolegi i Apelit “që të konstatohet se gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka pasur kompetencë për të ngritur aktakuzën në Rasti 12, dhe për këtë arsye, mbrojtja kërkon që aktakuza të hidhet në tërësi”.
Ndërkaq, ndaj Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale rëndojnë gjithsej 21 akuza, të ndara në dy raste: 10 për krime lufte dhe 11 për pengim të administrimit të drejtësisë.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se arsyeja e bllokadës në Kuvend është Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Reporteri.net. Gërvalla tha se ligji ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, por se nuk mund të rri aty përjetësisht. “Ky është thelbi i bllokadës në Kuvend sepse është një ligj për byronë
I pakënaqur me gjendjen në diplomacinë kosovare, Muhamet Brajshori, Ambasador i Karrierës, ka paraqitur dorëheqjen e tij nga Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës, duke e njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muqaj. Në letrën drejtuar Ministrisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net,
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me prezencën e policisë në afërsi të urës së re mbi lumin Ibër, e cila po asfaltohej. Ai ka thënë se prania e policisë aty ka qenë ngritje e vigjilencës,
Në kuadër të eventit ‘Uniformat e Lirisë për krerët e UÇK-së’, po zhvillohet aktivitet për sensibilizimin e opinionit publik për proceset gjyqësore që po përballen krerët e UÇK-së në Hagë. Në fjalën e tij, Ferid Berisha, i njohur si ‘Komandant Shkupi’, tha se uniforma që po mbahet sot është krijuar pas një pune