by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit.
Sipas tyre, besohet se personi është infektuar pasi u pickua nga një plesht i infektuar gjatë një kampingu në zonën e South Lake Tahoe, sipas CNN.
Personi i prekur po shërohet në shtëpi dhe është nën kujdesin e profesionistëve të shëndetit, thanë zyrtarët e qarkut El Dorado në një deklaratë për media.
“Murtaja është natyralisht e pranishme në shumë pjesë të Kalifornisë, përfshirë zonat malore të qarkut El Dorado,” tha Kyle Fliflet, drejtor i përkohshëm i shëndetit publik në këtë qark.
“Është e rëndësishme që individët të marrin masa paraprake për veten dhe kafshët e tyre shtëpiake kur janë në ambiente të jashtme, sidomos gjatë ecjeve, shëtitjeve apo kampingut në zona ku jetojnë brejtës të egër.”
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), mesatarisht raportohen rreth shtatë raste të murtajës tek njerëzit çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Infeksioni shkaktohet nga bakteri Yersinia pestis dhe përhapet tek njerëzit përmes pickimit nga pleshta të infektuar ose kontaktit me kafshë të infektuara.
Simptomat zakonisht shfaqen brenda dy javësh nga ekspozimi dhe mund të përfshijnë ethe, të dridhura, dobësi dhe zmadhim të gjëndrave limfatike. Infeksionet nga murtaja mund të trajtohen me antibiotikë të zakonshëm.
Departamenti i Shëndetësisë Publike të Kalifornisë monitoron rregullisht popullatat e brejtësve për aktivitet të murtajës dhe këtë vit ka identifikuar katër raste pozitive tek brejtësit në rajonin e Liqenit Tahoe. Sipas autoriteteve të qarkut El Dorado, rasti i fundit pozitiv në këtë zonë ka qenë në vitin 2020.
Për të parandaluar infeksionin, CDC rekomandon:
Të pastrohen zonat që mund të jenë strehë për brejtësit, si shkurret, grumbuj gurësh apo mbeturina.
Të përdoret repelent kundër insekteve si DEET në zona ku ekziston rreziku i ekspozimit.
Të përdoren produkte kundër pleshtave për kafshët shtëpiake.
Të mos lejohen kafshët që enden të lira në zona të rrezikuara të flenë në shtrat me njerëzit.
Gjatë ditës së sotme, Komandanti i KFOR’it Major Enrico Barduani, ka takuar shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav. Të dy ata, siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast zhvendosjeje ose evakuimi gjatë situatave kritike. Në njoftim shtohet
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me disa reagime lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, shkaku i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka lidhur këtë situatë me vendimin e ShBA’së për përjashtimin e FSK’së nga “Defender 23”, teksa
Një zhvillim i rëndësishëm për skenën politike dhe profesionale kosovare vjen nga Washingtoni. Kandidati i AAK-së për Kuvend Komunal në Prishtinë ka marrë ftesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndarë përvojën e tij në kuadër të ngjarjes së specializuar lidhur me Financial Public Policies (FPP). Edhe pse për arsye objektive, për
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë jo fort i lumtur, kur është pyetur për vendimin e Amerikës rreth dialogut strategjik. Ai pas përfundimit të fushatës, ka heshtur, dhe është larguar. Nuk e ka thënë asnjë fjalë, përcjell KFVA. Në anën tjetër, mbrojtja e afërt e kanë shtyrë gazetarin Xhemajl Rexha. Momenti: