Trumpi sfidues: Zotohet të mbaj qëndrim ndërsa vendet tjera përleshen mbi tarifat

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur tarifat e reja ndaj importeve që kanë shkaktuar tronditje në tregjet globale, duke thënë se “ndonjëherë duhet të marrësh ilaç për ta rregulluar një gjë”.

Duke folur nga Air Force One të dielën mbrëma, Trump tha se investimet dhe punët do të kthehen në SHBA, duke e bërë vendin “më të pasur se kurrë më parë”.

Ai shtoi se vende si ato evropiane dhe aziatike “po luten për një marrëveshje”, raporton BBC.

Komentet e tij erdhën para një rënie dramatike të tregjeve në Azi të hënën në mëngjes,  Nikkei i Japonisë ra me 6.3%, ndërsa Hang Seng i Hong Kongut humbi 9.8%.

Tregjet në SHBA patën gjithashtu një javë të keqe, me S&P 500 që ra gati 6% të premten.

Banking gjiganti amerikan JP Morgan parashikoi një 60% gjasë për recesion global, pas vendimit të Trump për tarifat.

Zyrtarët e lartë të administratës Trump mohuan frikën nga recesioni, duke e cilësuar këtë si një “proces përshtatjeje”.

Sekretari i Thesarit Scott Bessent tha se më shumë se 50 vende i janë qasur SHBA-së për të zbutur barrierat tregtare.

Ndërkohë, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick konfirmoi se tarifa bazë 10% ndaj të gjitha importeve do të qëndrojë për “ditë dhe javë”, ndërsa tarifa më të larta ndaj 60 vendeve të cilësuara si “shkelësit më të mëdhenj” do të hyjnë në fuqi më 9 prill.

Lutnick madje justifikoi tarifat edhe ndaj dy ishujve të vegjël në Antarktik të banuar vetëm nga pinguinët, duke thënë se ishte për të mbyllur “vrima ligjore” që Kina po shfrytëzonte për transport.

Ndërkohë, Kina ka paralajmëruar një tarifë 34% për të gjitha importet amerikane që hyn në fuqi më 10 prill, ndërsa vende si Indonezia dhe Tajvani kanë refuzuar të vendosin tarifa hakmarrëse.

Lideri vietnamez To Lam i ka kërkuar Trumpit të shtyjë për 45 ditë një taksë prej 46% ndaj eksporteve vietnameze.

  • Shkrime të ngjashme

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…