Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një gabim gjatë një deklarate publike lidhur me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë kishte vazhduar për 34-35 vite. Unë e zgjidha atë”, tha Trump gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show”.

Në fakt, Trump kishte për qëllim të fliste për konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, një çështje që ka qenë burim tensionesh të gjata dhe luftërash në rajonin e Kaukazit.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan bën një gafë të tillë.

Në vitin 2020, pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë–Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi Kosovën si pjesë të Lindjes së Mesme.

“Një tjetër ditë madhështore për paqen në Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë lidhjet e të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Më shumë vende myslimane dhe vende arabe do ta pasojnë këtë”, kishte shkruar Trump në rrjetin social “X” në atë kohë./Telegrafi/

The conflict between Aberbaijan and Albania was going on for 34-35 years. I got that one settled.

(He meant Azerbaijan and Armenia) pic.twitter.com/Auq7UzvBEs

— Clash Report (@clashreport) August 20, 2025

Related Posts

  •     Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 14:00. Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. “Më 14 shtator

  •     Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. I njohur për humanizmin, përulësinë dhe besimin e tij të palëkundur në mirësinë e njeriut, Gjykatësi Caprio u bë një figurë e dashur jo vetëm në SHBA, por

  •     Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Pejës, pasi i njëjti u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet të jenë narkotike dhe me një armë në tavolinë. I dyshuari është Luan Gashi, udhëheqës i Sektorit për Çështje Pronësie në Komunën e Pejës. Arrestimin e zyrtarit e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës

  •     Ngritja e çmimeve të shumë produkteve është shqetësim për qytetarët. Edhe evidencat e Agjencisë së Statistikave, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore, pasqyrojnë rritje të çmimeve në shumë produkte bazë për jetesë. Ndërkohë, njohës të ekonomisë vënë në pah se për standardin e jetesës në Kosovë, çmimet aktualisht janë të larta, duke paralajmëruar