Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Pas shkyçjes së bizneseve nga furnizimi me energji elektrike si pasojë e zbatimit të të ashtuquajturit “treg i lirë” i energjisë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka dalë me një komunikatë për media.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZrE) sqaron opinionin publik se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është një detyrim ligjor, i përcaktuar me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2016. Në atë kohë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në ligjet e sektorit të energjisë ka transpozuar direktivat Evropiane për energjinë, duke përcaktuar se duhet të bëhet liberalizimi i tregut të energjisë elektrike. Pra, procesi i derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në ligjet e sektorit të energjisë derivon nga obligimet kontraktuale që ka Republika e Kosovës si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, “Duhet theksuar se nga viti 2017, ZRrE ka ndërmarrë të gjitha veprime ligjore dhe rregullative për krijimin e kushteve për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, dhe në funksion të saj në vitin 2017 ka filluar procesin e derregullimit dhe liberalizimit të tregut të energjisë, me daljen në treg të konsumatorëve industrial”.

ZRrE ka njoftuar se të licencuar 23 kompani për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike. Aktualisht, në tregun e hapur të energjisë elektrike janë 23 kompani të licencuara për furnizim me energji elektrik, prej të cilave 7 furnizues janë aktivë, të cilët kanë nënshkruar kontrata me konsumatorët.

“Sqarojmë opinionin publik se 9,963 pika matëse të ndërmarrjeve ekonomike i plotësojnë kriteret ligjore për të dalur në tregun e hapur të energjisë elektrike, ku prej tyre:· 9,212 pika matëse (92%) janë duke u furnizuar me kontrata komerciale;  · 751 pika matëse (8%) ende janë pa furnizues”.

“Duhet theksuar se edhe këto pika matëse të cilët kanë mbetur pa furnizues, kanë qenë duke u furnizuar me energji elektrike që nga data 1 Qershor 2025, dhe se nga ajo periudhë kanë pasur mundësi të zgjedhin furnizuesin me energji elektrike dhe të nënshkruajnë kontratë”, thuhet tutje.

ZRrE ka bërë të qartë se konsumatorët që nuk arrijnë marrëveshje me furnizuesit e licencuar do t’iu ndërpritet energjia elektrike.

“Gjithashtu, duhet njoftuar se sipas dispozitave ligjore të Ligjit për Energjinë Elektrike, konsumatorët të cilët dështojnë të hyjnë në marrëveshje me një nga furnizuesit e licencuar, operatori i sistemit është i obliguar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për ta”, thuhet në komunikatë./Perskopi/

Njoftimi i plotë:

Related Posts