Ky është serbi që u arrestua për krime lufte në zonën e Vushtrrisë

 

 

Një serb është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Siç njoftoi Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për krime të kryera më 6 prill 1999, në komunën e Vushtrrisë, rajoni i Mitrovicës.

I arrestuari është Sinisa Spasiq, i cili sipas hetimeve ka shërbyer si rezervist aktiv në MUP-in serb.

Arrestimi është bërë nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore. Për Spasiq parashihet që të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Spasiq ishte përfshirë në kallëzimin penal të dorëzuar më 22 qershor 2022 në Prokurorinë Speciale, ku figuron ndër të dyshuarit për masakrat ndaj shqiptarëve në Vushtrri.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…