Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se aktgjykimi i plotë i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën një zhvillim të rëndësishëm drejt rivendosjes së rendit kushtetues dhe institucional, në funksion të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. 

Në një komunikatë për media nga KDI-ja thuhet se  përmes këtij vendimi, Gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive dhe ka konstatuar se veprimet e ndërmarra dhe seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me aktgjykimin e mëparshëm KO124/25. Po ashtu, sipas KDI-së, është konstatuar se Kryesuesi i seancës, në ushtrimin e kompetencave të tij, ka tejkaluar mandatin kushtetues, duke ndryshuar rendin e ditës dhe shtyrë përpara veprime që bien ndesh me detyrimet e përcaktuara qartë nga Gjykata, përcjell KFVA.

Theksohet se me këtë vendim, është rikthyer qartësia kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike.

“KDI i bën thirrje Kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës konstituive dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej aktgjykimit, duke ftuar grupin më të madh parlamentar që të propozojë kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit, si dhe të procedojë me votimin e hapur. Kjo përbën një detyrim të qartë, që nuk lë vend për interpretime politike apo zvarritje të mëtutjeshme procedurale. Gjithashtu, u bëjmë thirrje subjekteve parlamentare dhe të gjithë deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre dhe me përgjegjësinë e tyre kushtetuese për të siguruar funksionalitetin e Kuvendit, si një institucion thelbësor i rendit demokratik në vend”, thuhet në komunikatë.

Sipas KDI-së, Kuvendi duhet të rikthehet në funksion pa vonesa të mëtejme.

“Procesi i konstituimit nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike apo përpjekjeve për interpretim të situatës përtej konturave që tashmë janë qartësuar nga Gjykata”, thuhet tutje në komunikatë.

Related Posts