by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, që strehon disa nga të dënuarit dhe të paraburgosurit më të rrezikshëm në vend, prej ditësh është nën masa të rrepta sigurie. Arsyet? Fluturimet “misterioze” të disa dronëve mbi qiellin e këtij institucioni korrektues.
Siç ka mësuar Gazeta këta dronë janë parë prej kohësh duke përshkuar hapësirën ajrore mbi kompleksin e burgut të Dyzit, i ndodhur në fshatin Gërdovc të Komunës së Podujevës, që normalisht ruhet me rreptësi.
Në terren, tash e disa ditë, Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës patrullojnë pa ndërprerë, duke mbajtur nën vëzhgim çdo lëvizje pranë mureve të larta të institucionit që mbanë brenda të burgosurit më të rrezikshëm të vendit, përfshirë ata që dyshohen apo janë të dënuar për terrorizëm.
Origjina e dronëve mbetet mister. Askush nuk e di kush i ka lëshuar, e po aq heshtin institucionet që duhet të japin përgjigje.
Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, gazeta iu drejtua KFOR-it, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
KFOR-i nuk është përgjigjur. Edhe autoritetet e burgut kanë shmangur komentet, duke mos sqaruar nëse këta dronë kanë qenë pjesë e pajisjeve të tyre. SHKK nuk ka treguar as nëse aty po mbahen të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë.
“Siç jeni në dijeni, Shërbimi Korrektues i Kosovës është përgjegjës ekskluzivisht për sigurinë e brendshme të institucioneve korrektuese. Çdoherë që ekziston ndonjë informacion lidhur me kërcënime ose sulme të mundshme ndaj institucioneve tona nga jashtë, SHKK i adreson menjëherë këto shqetësime te Policia e Kosovës dhe KFOR-i, të cilët janë përgjegjës për menaxhimin e sigurisë së hapësirës ajrore.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
As Policia e Kosovës nuk ka zbuluar arsyet e vërteta të rritjes së masave të sigurisë, e as nëse ka dyshime për ndonjë tentim arratisjeje.
“Lidhur me kërkesën tuaj, për informim tuajin, ju njoftojmë se ju mund t’i referoheni autoriteti kompetent, KFOR dhe Aviacioni civil (AAC) të cilët janë përgjegjës për hapsirën ajrore.”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim të Policisë.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një gabim gjatë një deklarate publike lidhur me konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. “Konflikti mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë kishte vazhduar për 34-35 vite. Unë e zgjidha atë”, tha Trump gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show”. Në fakt, Trump kishte për qëllim të fliste për konfliktin mes Azerbajxhanit
Seanca e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përfundoi pa zgjedhjen e kryeparlamentares. Kandidatet e propozuara, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dështuan të marrin shumicën e nevojshme. Pas këtij dështimi, seanca është shtyrë për 22 gusht. Në lidhje me zhvillimet e ditës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Debat Plus,
Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme – si e barazoi Gërvalla Haxhiun pa votën e Shqipe Selimit
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, në seancën e parë pas publikimit të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese. Për dallim nga seancat e kaluara, Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot dy kandidate për Kryeparlamentare, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën. Asnjëra prej tyre nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme, pra 61. Gërvallën nuk
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka bërë reagimin e parë pas dështimit që të zgjidhet Kryetare e Kuvendit në seancën e sotme. Ajo ka publikuar një shprehje të babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvallës. “E thënë me fjalët e poetit: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe