I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

 

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion hetimor të suksesshëm lidhur me rastin e vrasjes së rëndë ku viktimë ishte Enver Bajraktari nga Lipjani.

Sipas njoftimit zyrtar, më 12 gusht 2025, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme dhe veprimeve të pandërprera që nga momenti i raportimit të rastit, është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit. Si rezultat i këtij kontrolli është arrestuar një person i dyshuar, mashkull me inicialet T.K.

“I dyshuari, pas ndalimit dhe dhënies së deklaratës në polici, ka pranuar kryerjen e veprës penale. Ai është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës./Periskopi

Noftimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…