Ky është preson që u privua nga jeta sonte në Hajvali

 

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Hajvali.

Mediat raportojnë se viktimaa është Muhamet Matoshi, 41 vjeçar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Policisë, i dyshuari për këtë vrasje është identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati.

“Sot rreth orës 22:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar,” ka deklaruar Ahmeti./KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…