Osmani: Deputetët t’i adresohen sërish gjykatës

 

 

Presidentja Vjosa Osmani pret që disa çështje të mbesin “të pasqaruara” edhe pas vendimit që pritet ta marrë Gjykata Kushteuese rreth konstitutimit të Kuvendit.

Ajo tha në një konferencë për media se e tërhoqi kërkesën e saj në Gjykatë, pasi gjyqtar raportues për të është caktuar Radomir Llaban, për të cilin tha se ka informacione zyrtare se paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

Osmani tha se rasti i saj “ka qenë një rast jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse nëpërmjet tij do të mund të qartësoheshin një sërë temash të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës, jo vetëm për këtë mandat, por edhe për mandatet e ardhshme”.

“Megjithatë mendoj se më shumë dëm do të bëhej sikur ne t’i mbyllnim sytë dhe të pretendonim se asgjë nuk ka ndodhur me caktimin e një gjyqtari për të cilin i kemi marrë infomraiconet të cilat i kemi marrë”, tha ajo.

Presidentja tha se po të lihej kërkesa e saj, do të bëhej “më shumë dëm sesa dobi”.

Tani, ajo i inkurajoi deputetët që pasi Gjykata të vendosë lidhur me kërkesat e dërguara nga PDK-ja dhe LDK-ja në Kushtetuese, ajo të pyetet sërish për çështjet që do të mbesin pa u sqaruar.

“Tani ka gjasa që shumë çështje do të mbesin të paqarta dhe unë dua t’i inkurajoj deputetët e Republikës së Kosovës të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e inicuara nga PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara edhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërsëdrejti Gjykatës Kushtetuese me shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues natyrisht”, tha ajo

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…