Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Lipjan një person ka sulmuar dy persona tjerë. Ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE-   Lipjan / 03.08.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Prishtinë një burrë është sulmuar fizikisht nga një burrë tjetër.

“Prishtinë / 03.08.2025 – 04:10. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Një grua është arrestuar në Obiliq pasi ka sulmuar familjarët dhe ka dëmtuar orenditë e shtëpisë.

“Obiliq / 03.08.2025 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”

Një burrë e një grua janë fjalosur dhe goditur mes vete në Klinë. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Klinë / 03.08.2025 – 15:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje një mashkull dhe një femër kosovare  janë fjalosur dhe janë goditur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Pejë një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është në kërkim policor.

“Pejë / 03.08.2025 – 19:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.”

Një person është arrestuar e më pas është dërguar në spitalin psikiatrik pasi ka sulmuar një person.

“Gjakovë / 03.08.2025 – 00:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin Psikiatrik.”

Në Malishevë një burrë është arrestuar pasi i ka shkaktuar dhunë psikike familjarëve.

“Malishevë / 03.08.2025 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ju shkakton dhunë psikike familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.”

Related Posts

  •     Njësiti i Hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes. Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që kanë informacion të

  •     Prokuroria Speciale dhe Millosh Antoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it, kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë. Sipas aktakuzës së dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Antoviq akuzohet për katër vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar

  •     Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ndërmarrë disa veprime për hetimin e skandalit në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë të shtunën. Në këtë ndeshje, nga tribunat në sallën e sporteve në Kumanovë u dëgjuan thirrje raciste ndaj shqiptarëve, derisa prezent në sallë ishte edhe një delegacion qeveritar

  •     Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, njëherësh kreu i “lirisë”, Ilir Metës. Avokati Kujtim Cakrani tha për “Top Channel” se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish-presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK. Komunikimi