Aksion i IPK-së dhe Prokurorisë në Prizren – arrestohen katër persona, mes tyre një kolonel

 

 

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka realizuar sot një aksion të koordinuar që ka përfunduar me bastisjen e katër lokacioneve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar, raporton KFVA.

Ky operacion është rezultat i një hetimi disa mujor, i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel. Sipas IPK-së, ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të cilat janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Aktualisht, hetuesit janë duke vazhduar veprimet hetimore në terren për të siguruar prova shtesë dhe për të zbardhur tërësisht rastin.

Si pjesë e procedurës administrative, IPK ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor.

Inspektorati Policor i Kosovës rithekson përkushtimin e institucioneve të zbatimit të ligjit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe luftën kundër çdo forme të krimit, përfshirë atë të kryer nga zyrtarë publik.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…