Rozeta Hajdari thotë se nuk është mbrojtur në heshtje gjatë intervistimit në Prokurori Speciale

 

 

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se gjatë intervistimit të saj të djeshëm në Prokurori Speciale nuk është mbrojtur në heshtje. Hajdari thotë se kjo vërtetohet edhe nga procesverbali i datës 31 korrik.

“Po, unë i kam kuptuar të drejtat e mia dhe dëshiroj të përgjigjem në pyetjet e prokurorëve në kushtet ligjore sipas ligjeve në fuqi lidhur me rezervat shtetërore të mallrave.”, citohet të ketë thënë Hajdari para Prokurorëve.

Sipas saj, kjo dëshmon se s’ka kërkuar të mbrohet në heshtje.

“Kjo dëshmi shkresore është fakt i pakundërshtueshëm se nuk kam kërkuar të mbrohem në heshtje, por kam insistuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit të procedurës për një çështje të klasifikuar si sekret shtetëror – një kërkesë legjitime për çdo zyrtar publik.Çdo insinuatë ndryshe është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik”, ka shkruar Hajdari.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…