Sveçla e Krasniqi në inspektim: Helmeta s’ka, doreza s’ka, veç parashikime ka!

 

 

Dyshja qeveritare, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, që e kanë shndërruar Mitrovicën dhe Veriun e vendit në destinacionin e tyre favorit, kanë vizituar sot punishten ku po ndërtohen dy urat e reja, shkruan Gazeta KFVA.

Elbert Krasniqi ka publikuar fotografi të punës që po bëhet, duke thënë e punimet po shkojnë sipas planifikimeve.

Megjithatë në fotot që publikon vetë Krasniqi dikush nga punëtorët shihet fare pa pajisjet adekuate të sigurisë në vendin e punës. Dikush pa helmetë e pa doreza, dikush vetëm pa helmetë dhe një tjetër shihe në mes të vendpunishtes fare pa veshje të punës.

Kjo s’i ka bërë përshtypje ministrit Kransiqi, i cili vetëm është kujdesur të përçojë mesazh politik nga vizita.

“Për urat që lidhin qytetin dhe projektet që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës”, ka shkruar ai.

Fotografitë e publikuara nga ministri Krasniqi, ku dikush shihet pa helmetë, e dikush pa doreza

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…