by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Frizeri turk Esat Çay akuzohet për mashtrim, çmime të fryra dhe trajtim diskriminues ndaj klienteve të zakonshme – Leonora Jakupi dhe Festa Çocaj, përparësi mbi të tjerat
Një skandal tjetër në industrinë e bukurisë në Prishtinë ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik, pasi një kliente, L.N – emër i njohur për redaksinë e agjencisë së lajmeve KFVA, ka denoncuar publikisht trajtimin e turpshëm dhe mashtrimin që ka përjetuar në sallonin “Trio” që drejtohet nga frizeri turk Esat Çay në lagjen Pejton.
Sipas dëshmive të siguruara nga redaksia, përfshirë bisedat dhe videot mes L.N dhe frizerit, ajo kishte kërkuar qartë dhe disa herë ngjyrën e bardhë të flokëve, për të cilën i ishte premtuar një rezultat profesional. Por pas 8 orësh trajtim, ajo doli nga salloni me flokë në ngjyrë kafe-shatir, të dëmtuara rëndë dhe pa asnjë përputhje me kërkesën.
L.N kishte paguar 370 euro vetëm për ngjyrën, pavarësisht se kishte flokë të shkurtër, dhe 120 euro shtesë për vetëm 20 fije ekstensioni. Kur i kërkoi përgjegjësi frizerit, ai nuk iu përgjigj mesazheve. Vetëm kur L.N shkoi fizikisht në sallon për t’u përballur me të, Esati tentoi ta mbulonte situatën duke folur turqisht, që të mos kuptoheshin nga kliente të tjera që prisnin.
Në përpjekje për ta “mbyllur” rastin pa zhurmë, ai i propozoi produkte në këmbim të parave dhe në fund i ktheu vetëm 120 euro për ekstensionet, duke refuzuar çdo përgjegjësi për ngjyrën e gabuar dhe dëmtimin e flokëve.
Për më tepër, L.N ka treguar për gazetën KFVA se derisa ishte në proces të trajtimit, Esati e la punën përgjysmë kur në sallon erdhën fytyrat publike Leonora Jakupi dhe Festa Çocaj, duke i dhënë përparësi absolute trajtimit të tyre. Ajo u la në dorë të punëtorëve të tjerë, të painformuar për kërkesën specifike të saj, çka kontribuoi më shumë në dëmtimin përfundimtar.
“Unë nuk jam as Leonora e as Festa që të më bëjnë trajtim dinjitoz. U trajtova si dikush pa vlerë, vetëm për t’ma marrë paranë”, deklaroi L.N për redaksinë, e cila më vonë shkoi te një tjetër frizer i njohur për t’i rikuperuar flokët dhe për t’i rikthyer ngjyrën e bardhë, duke paguar sërish shuma të mëdha për të rregulluar dëmet.
Ky rast ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e standardeve profesionale, diskriminimin ndaj klienteve të zakonshme dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e frizerëve që operojnë në Kosovë me çmime marramendëse, pa asnjë garanci.
Redaksia KFVA ka siguruar materialet që dokumentojnë komunikimin dhe dëshmitë vizuale të këtij skandali. Kërkojmë reagim nga Shoqata e Frizerëve, si dhe Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorit, për të mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla të turpshme që ndodhin çdo ditë, në dritë të diellit, dhe që kamuflohen pas reklamave dhe klientëve VIP.
Të jesh i zakonshëm, nuk do të thotë të jesh viktimë. Heshtja i mban të gjallë mashtruesit.
Ja çfarë ngjyre kërkoi
Ja çfarë ngjyre mori – mashtrimi nisi nga furra e frizerit turk!
Kjo është videoja kur klientja shkon të ankohet dhe të kërkojë paratë mbrapsht, pasi u detyrua të shkojë diku tjetër, ku pagoi edhe 300 euro të tjera për ta rregulluar ngjyrën e kërkuar dhe për të riparuar flokët.
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh kabinetin qeveritar në ora 11:00. Tashmë janë bërë gati gjashtë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kosova ende nuk ka Kuvend të konstituuar, e as Qeveri të re. Gjykata Kushtetuese, më 26 qershor, u
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Për të hyrë në Kosovë pritjet nuk janë më të gjatë se 15 minuta, ndërsa për të dal pritjet shkojnë deri në 1 orë, përcjell Periskopi. Pikat kufitare me të ngarkuar vazhdojnë të jetë ajo të Dheu i Bardhë dhe Bërnjak.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, ka nisur hetime më 30 korrik 2025 lidhur me deklaratat e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, i cili kishte pohuar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, që sipas tij, përbëjnë rrezik
SHBA vendos tarifa të reja për dhjetëra vende në botë, Kosova nuk figuron në listë – për Serbinë 35%
Disa orë para skadimit të afatit për arritjen e marrëveshjeve tregtare, Shtëpia e Bardhë shpalli taksa të reja për dhjetëra vende, të cilat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht. Presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv që vendos masa të reja për vendet me të cilat SHBA ka marrëveshje tregtare, duke forcuar