by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka vdekur në Prizren një 40-vjeçar nga Drenasi, i cili ra nga kulmi i një ndërtese ku po punonte.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Me datë 30.07.2025, rreth orës 12:45, në qytetin e Prizrenit, është raportuar një incident në vendin e punës ku viktima N.XH., mashkull rreth 40 vjeç, nga Drenasi, gjatë kryerjes së punimeve në një kulm, ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më vonë, sipas informatave zyrtare nga emergjenca, është konfirmuar se ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra”.
Policia i është përgjigjur menjëherë rastit, duke ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe duke marrë dëshmi nga personat e pranishëm në vendngjarje. Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit kujdestarë dhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedura penale për veprën: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, thuhet tutje në konfirmim.
Dyshja qeveritare, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, që e kanë shndërruar Mitrovicën dhe Veriun e vendit në destinacionin e tyre favorit, kanë vizituar sot punishten ku po ndërtohen dy urat e reja, shkruan Gazeta KFVA. Elbert Krasniqi ka publikuar fotografi të punës që po bëhet, duke thënë e punimet po shkojnë sipas planifikimeve.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore. Në njoftim është bërë e ditur se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro. “E ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025, +55€
Frizeri turk Esat Çay akuzohet për mashtrim, çmime të fryra dhe trajtim diskriminues ndaj klienteve të zakonshme – Leonora Jakupi dhe Festa Çocaj, përparësi mbi të tjerat Një skandal tjetër në industrinë e bukurisë në Prishtinë ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik, pasi një kliente, L.N – emër i njohur për redaksinë
Komuna e Prishtinës, ka ndarë 200 mijë për të mbështetur organizimin e Sunny Hill Festival. “Organizimi i festivalit Sunny Hill”, quhet kontrata që Komuna e Prishtinës e dha me negocim. Vlera e tenderit është 200 mijë euro. Tenderin, Komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama e ka lidhur kontratën me “The Sunny Hill” SH.P.K., në