Shqipëri: Rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre të djegura, kapin shifrën mbi 160 milionë euro dëme

 

 

Zjarret kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre.

Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit.

Në krahasim me vitin 2023, zjarret e rënë këtë vit, pjesa më e madhe e të cilëvë në pjesën e dytë të muajit korrik, kanë djegur një sipërfaqe 5 herë më të madhe.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 160 milionë euro.

Vlerësimi për kostot bëhet nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, i cili ka gjurmuar deri më tani 58 vatra të cilat janë përhapur në pyje e kullota.

Reshjet e ditëve të fundit i kanë shuar pothuajse të gjitha vatrat, por nuk përjashtohet mundësia që edhe muaji gusht të krijojë situata të ngjashme.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Vlora, Shkodra, Dibra, Bulqiza, Librazhdi dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…