by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shtetet arabe dhe myslimane, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Turqinë, nënshkruan një deklaratë të martën me të cilën për herë të parë e dënuan sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023 dhe i bënë thirrje grupit që t’i lirojë të gjitha pengjet, të çarmatoset dhe t’i japë fund qeverisjes së tij në Gaza, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në enklavë.
Shtatëmbëdhjetë shtete, plus Liga Arabe me 22 vende anëtare dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një tekst me shtatë faqe, për të cilin u arrit pajtim në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për ringjalljen e zgjidhjes me dy shtete për Izraelin dhe palestinezët, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Në Deklaratën e Nju-Jorkut paraqitet një plan me faza për t’u dhënë fund konfliktit gati 8-dekadësh dhe luftës që po vazhdon në Gaza. Plani do të kulmonte me një Palestinë të pavarur e të demilitarizuar në bashkëjetesë paqësore krahas Izraelit si dhe me integrimin eventual të tyre në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe e ka refuzuar këtë takim për arsye nacionaliste e të sigurisë. Shtetet e Bashkuara, aleate të ngushta të Izraelit, gjithashtu e kanë bojkotuar mbledhjen, duke e quajtur “joproduktive dhe në kohë të gabuar”.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, të martën vonë i kritikoi 125 shtetet që morën pjesë në konferencë, duke thënë se “në botë janë ata që i luftojnë terroristët dhe forcat ekstremiste dhe pastaj janë ata që i mbyllin sytë para tyre ose e zgjedhin zbutjen”.
Në këtë konferencë, e cila ishte shtyrë në qershor dhe i ishte ulur niveli i përfaqësimit nga udhëheqës në ministra, për herë të parë u themeluan tetë grupe punuese të nivelit të lartë për të ekzaminuar dhe për të bërë propozime rreth temave të një game të gjerë që lidhen me një zgjidhje me dy shtete.
“Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund pushtetit të vet në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët e veta Autoritetit Palestinez, me angazhimin dhe përkrahjen ndërkombëtare, në vijë me objektivin e një Shteti Palestinez të pavarur dhe sovran” – thuhet në deklaratë.
Dyshja qeveritare, Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, që e kanë shndërruar Mitrovicën dhe Veriun e vendit në destinacionin e tyre favorit, kanë vizituar sot punishten ku po ndërtohen dy urat e reja, shkruan Gazeta KFVA. Elbert Krasniqi ka publikuar fotografi të punës që po bëhet, duke thënë e punimet po shkojnë sipas planifikimeve.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore. Në njoftim është bërë e ditur se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro. “E ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025, +55€
Frizeri turk Esat Çay akuzohet për mashtrim, çmime të fryra dhe trajtim diskriminues ndaj klienteve të zakonshme – Leonora Jakupi dhe Festa Çocaj, përparësi mbi të tjerat Një skandal tjetër në industrinë e bukurisë në Prishtinë ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik, pasi një kliente, L.N – emër i njohur për redaksinë
Komuna e Prishtinës, ka ndarë 200 mijë për të mbështetur organizimin e Sunny Hill Festival. “Organizimi i festivalit Sunny Hill”, quhet kontrata që Komuna e Prishtinës e dha me negocim. Vlera e tenderit është 200 mijë euro. Tenderin, Komuna që udhëhiqet nga Përparim Rama e ka lidhur kontratën me “The Sunny Hill” SH.P.K., në