Treni del nga shinat në Gjermani, raportohet për disa të vdekur dhe të lënduar

 

 

Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane.

Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg.

Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA.

 

Raportohet se rreth 100 persona ishin në tren kur të paktën dy vagona dolën nga shinat në një zonë të pyllëzuar.

Imazhet e aksidentit tregojnë vagonët dhe prani të madhe të shërbimit të emergjencës.

Pemë të rrëzuara mund të shihen gjithashtu në vendngjarje. /

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…