S’u zgjodh për të garuar për Drenasin, Krasniqi shpreh mirënjohje për Lladrovcin

 

 

Partia Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë të komunave, ku në mesin e tyre, kryetarët aktual Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), s’do të rikandidojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Krasniqi shprehu mirënjohje dhe falënderoi  të katër kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, që s’janë më në listën e kandidatëve në këto zgjedhje, megjithëse ai thotë se që të katër kanë qeverisur me efikasitet dhe kanë përfaqësuar me nder vlerat e PDK-së, përcjell KFVA.

“Ne nuk premtojmë mrekulli. Premtojmë punë. Nuk garojmë për pushtet. Garojmë për besim. Besimin se qeverisja mund të bëhet me ndershmëri, me dinjitet, me dije dhe me dashuri për çdo qytetar. Prandaj, më 12 tetor, ne nuk kërkojmë vetëm votën tuaj. Kërkojmë bashkëudhëtimin tuaj për zhvillimin e secilës komunë. Për mirëqenien e secilit prej jush. Sepse kjo është koha jonë. Dhe kjo është koha e qytetarëve”, ka shkruar tutje në Facebook i pari i PDK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…