Lladrovcit i vjen një “ofertë” nga një parti politike?

 

 

Besnik Krasniqi, kryetar i degës së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK) në Prizren, i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, ka shkruar për situatën e krijuar me Ramiz Lladrovcin.

Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nëse Lladrovci do të kthehej në AAK, do të mirëpritej me nder, shkruan KFVA.

Nëse Ramiz Lladrovci do të vendoste të rikthehej në shtëpinë e tij të vjetër politike – në AAK – ai do të ishte i mirëpritur me nder. Aleanca është dhe mbetet shtëpia ku mblidhen ata që nuk janë përkulur as dje, as sot. Dhe kush e njeh këtë shtëpi, e di që kthehet aty ku i përket”, ka shkruar Krasniqi.

Deri më tani, nuk dihet nëse Lladrovci do të kandidojë me ndonjë subjekt politik apo do ta vazhdojë garën për kryetar të Drenasit si i pavarur.

Në reagimin e tij, Lladrovci ka bërë të ditur se s’do të tërhiqet nga gara për të parin e Drenasit.

Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…