Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka paralajmëruar opozitën se e marta është mundësia e fundit për ta kaluar me votim të fshehtë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ai tha se nëse nuk sigurohen votat, procesi do të kalojë në votim të hapur dhe kandidati do të ndryshohet.

Basha e quajti qëndrimin e opozitës kundër votimit të fshehtë si “absurd dhe antikushtetues” dhe shtoi se Kushtetuta e garanton këtë formë votimi.

Sipas tij, refuzimi i opozitës për të bashkëpunuar mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa koalicioni LDK–PDK “do të marrë dënimin e merituar”. Ai tha se disa parti “nuk do ta kalojnë as pragun” nëse vendi shkon në zgjedhje.

Related Posts