• Sun. Oct 12th, 2025

RTK hesht për intervistën e Thaçit nga Haga, nuk e publikon asnjë lajm

Bykfvanews

Jul 25, 2025

 

 

Radio Televizioni i Kosovës, ka injoruar intervistën e mbrëmshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell  Kosovo Free Voice Agency.


Edhe pse kjo intervistë e cila u transmetua në Rubikon të Klan Kosovës, u bë lajm nga çdo media vendore, portali i transmetuesit publik deri të premten rtklive.com ka zgjedhur që të mos ta bëj asnjë lajm të vetëm.

Në një vëzhgim të thjeshtë vërejmë që në kohën e transmetimit të intervistës, nuk është bërë asnjë lajm për temat që Thaçi foli, e as për reagimet dhe komentimet e shumta të kësaj interviste nga politikanët dhe analistët kosovarë dhe me gjerë.

Foto e nxjerre nga Portali rtklive.com

Foto e nxjerrë nga Portali rtklive.com

Ngjashëm si RTK-ja me intervistën e Hashim Thaçin për emisionin “Rubikon” kanë vepruar edhe zyrtarët e lartë të VV-së.

Kryeministri në detyrë dhe vartësit e tij nuk e kanë dhënë asnjë vlerësim për këtë intervistë. Të zakonshëm ishin ‘pararoja’ që kanë reaguar si Dimal Basha dhe Sadri Ramabaja./KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *