by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Conor McGregor ka ringjallur rivalitetin e tij të vjetër me Khabib Nurmagomedov, duke sulmuar rusin në një postim tashmë të fshirë në platformën X (ish-Twitter).
Nurmagomedov dhe McGregor dikur ishin të përfshirë në një përplasje të ashpër, e cila shpërtheu kur McGregor sulmoi zonën prapa skenave të ndeshjes së Khabibit me Al Iaquinta në Barclays Center, në prill të vitit 2018.
Ish-kampioni i peshave të lehta dhe pendël, McGregor, hodhi një karrocë metalike (dolly) drejt një autobusi që po transportonte Khabibin dhe ekipin e tij.
Përplasja vazhdoi të intensifikohej dhe përfundoi në UFC 229, ku Nurmagomedov mposhti McGregorin me “submission” në një ndeshje për titullin e peshave të lehta.
Shtatë vite pas këtij dueli – i cili mbetet eventi më i ndjekur në histori të UFC në sistemin pay-per-view – urrejtja mes tyre ende nuk është shuar.
Së fundmi, në një intervistë me gazetarin rus Adam Zubayraev, Khabibi hodhi një thumb ndaj McGregorit kur u pyet për kampionin aktual të peshave të lehta, Ilia Topuria.
“A mund të jetë Ilia Topuria Conor-i i ardhshëm? Jo, është një djalë i mirë,” tha Nurmagomedov. “E sheh që po përpiqet të bëhet dikush.”

McGregor iu përgjigj kësaj deklarate me një postim të ashpër në X, i cili u fshi më vonë.
“Kurva më e madhe e sportit po llomotit prapë nga ajo gojë e trashë. Kërr–kërr,” shkroi irlandezi.
McGregor nuk ka luftuar që nga dëmtimi i rëndë në këmbë ndaj Dustin Poirier në UFC 264, por ka plane të rikthehet në kafaz vitin tjetër.
Në një intervistë me The Schmo, ai konfirmoi se do të rikthehet në programin e testimeve anti-doping të UFC, si pjesë e përgatitjeve për rikthimin në vitin 2026.
“Po kthehem në shtëpi, do pushoj, do fokusohem. Ata po më testojnë, jam në sistem!” tha McGregor.
“Prandaj bëhuni gati! Dhe qëndroni gati, sepse dëmi do të ndodhë! Zyrë ovale, kopshti i Shtëpisë së Bardhë!”
37-vjeçari shpreson të rikthehet në eventin e madh të UFC që planifikohet të mbahet në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë në korrik të vitit të ardhshëm, për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara – një nismë e paralajmëruar nga vetë Presidenti Donald Trump.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka dënuar një sulm “demonstrativ dhe cinik” ndaj një pallati banimi në Kharkiv gjatë natës, duke theksuar se Rusia “nuk duhet të shpërblehet” për luftën e saj kundër vendit të tij. Në një postim në X, udhëheqësi ukrainas thotë se Rusia është në dijeni që sot në Uashington po mbahet një takim
Aleanca Kosovare e Bizneseve sot ka mbajtur një konferencë për media, ku kryetari i saj, Agim Shahini ka thënë se me vendimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë, këto biznese po përballen me një krizë të paprecedentë. Ai ka thënë se KEDS në mënyrë të dhunshme me
Deputeti i AAK, Daut Haradinaj ka reaguar për krizen energjetike në vend, duke akuzuar qeverinë Kurti në detyrë për “krim të organizuar shqiptaro-serb nëpërmjet rrymës”, shkruan KFVA. “Në javën e parë të qeverisjes së tij ai anuloi projektin më vital për energji, termocentralin e ri që pritej të përfundonte në 2023-2024. Plani i
Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot. Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra, shkruan Telegrafi, përcjell KFVA. Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë