Osmani: Kuvendi s’funksionon, Kushtetuesja të vendosë

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kompetencave nga moskonstituimin e Kuvendit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media.

“Dua t’ju njoftoj, të nderuara media, të nderuar qytetarë, që sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit  të Republikës së Kosovës. Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedentë në jetën institucionale  të vendit tonë”, ka thënë Osmani, raporton Periskopi.

E para e shtetit ka treguar se nuk ka konsensus as kompromis për konstituimin e Kuvendit.

“Ku përkundër të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese i cili ka paraqitur afatin kushtetuese të detyrueshme kanë mbetur vetëm pak ditë . Mirëpo, nuk shihet në horizont as konsensusi as kompromisi të konstituimit të Kuvendit brenda këtij afati kushtetuese”, ka thënë Osmani./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…