by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Anisa Potka, mjekje pediatre, punon në urgjencën pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, dhe ka ekzaminuar rastin e një fëmije 3-vjeçar i cili kishte gëlltitur 13 sfera metalike.
Nisur nga ky rast, mjekja tregon se çfarë duhet pasur parasysh dhe kujdes në rastet kur fëmija gëlltit trupa të huaj. Ajo shpjegon se kur ndodh diçka e tillë, rrezikshmëria më e lartë vjen nga ato trupa të cilët kanë kaluar në rrugët e frymëmarrjes, gjë që e bën më të vështirë për t’u menaxhuar.
“Ky ishte një rast i rrallë, por kemi raste, 3-4 fëmijë në javë që paraqiten të cilët kanë gëlltitur trupa të huaj, siç janë lodrat.
Rrezikshmëria më e lartë është kur trupi i huaj kalon në rrugët e frymëmarrjes pasi e bllokon atë. Trupat që gëlltiten por nuk kalojnë në rrugët e frymëmarrjes, me rrezikshmëri janë trupa magnetikë të cilët nëse janë të shumtë në numër, bëjnë tërheqje të mukozës duke çuar deri në shpim të saj. Të rrezikshme janë mjetet e mprehta metalike, gjithashtu bateritë që mund të çojnë në shpim të ezofagut.
Ndodhin dhe raste të tilla që fëmija ka gëlltitur diçka dhe prindi nuk e ka parë, në këtë formë prindi e kupton në momentin kur fëmija shfaq shenjat e mbytjes, vështirësi e theksuar në frymëmarrje, fëmija bëhet ngjyrë blu që mund të shoqërohet me humbje të vetëdijes dhe prindi e kupton në moment”, tha mjekja pediatre.
E pyetur se cilat janë ekzaminimet konkrete që kryen vetë urgjenca në këto raste, Potka shpjegoi sipas hapave të cilat nisin që tek konsulta me prindin në atë se çfarë dyshojnë, më pas në një vizitë të përgjithshme dhe së fundmi, në kryerjen e një grafie për të konstatuar dhe trupat e huaj.
“Hapi i parë është anamneza, ne pyesim prindërit për çfarë dyshojnë, hapi i dytë është ekzaminimi objektiv pra vizitë e përgjithshme nga ku kontrollojmë frymëmarrjen, pastaj hapi i tretë është ekzaminimi imazherik, ku bëjmë një grafi për të parë praninë e trupave nëse janë apo jo prezent. Nëse trupi është në rrugët e frymëmarrjes ne bëjmë dhe konsultën me mjekun përkatës dhe trajtohen aty, nëse trupi pastaj ndodhet në traktin tretës, bëjmë shtrimin në pavionin e gastroepatologjisë. Kur trupi ndodhet në traktin tretës, ndodh që trupi të dalë dhe vetë kur trupi nuk është i rrezikshëm.
Mjekja pediatre theksoi se me rrezik po kaq të lartë është edhe gëlltitja e ilaçeve që kalon në të tjerë hapa.
“Fëmijët gëlltisin edhe kur kosumojnë ilaçe, këtu trajtimi është në një formë tjetër. Bëhet shtrimi në Pediatrinë e Përgjithshme dhe trajtohen nga mjeku specialist. Janë shumë të rrezikshme, ndaj këshilla më e rëndësishme për prindërit është ti monitorojnë fëmijët gjithë kohën dhe mos ti lënë asnjëherë vetëm”, shtoi Anisa Potka./KFVA/
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina