Faton Peci publikon disa vendime: Qeveria kujdestare në detyrë, edhe në këto rrethana e ka prioritet vetëm Kosovën

 

 

Ministri “i dorëhequr”, Faton Peci,  ka publikuar disa vendime që i kanë marrë, e që ai  tha se janë tregues se ata e kanë “prioritet vetëm Kosovën”.

Ai e ka quajtur qeverinë kujdestare, ndërkohë që anëtarëve të kabinetit  që kanë fituar mandate në Kuvend  po u kërkohet të japin dorëheqje, sipas ligjit.

“Mirëmëngjes nga Qeveria kujdestare, në detyrë e cila edhe në këto rrethana, ka prioritet vetëm Kosovën”, ka shkruar ai.

Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mars. Por të martën dështoi konstituimi i Kuvendit, ngase përfaqësuesit e partive politike nga, PDK, LDK dhe AAK thanë se anëtarët e kabinetit nuk kanë dhënë dorëheqje para betimit si deputetë.

Këto pari votuan kundër verifikimit të mandateve të deputetëve duke bërë kështu që Kuvendi të mos konstituohet më 15 prill.

Kuvendi dështoi të konstituohet edhe dje, ndërsa vazhdimi i seancës është caktuar për nesër.

  • Shkrime të ngjashme

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Kryeprokurori i Speciales paralajmëron: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

    Për krimin në Reçak tashmë është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 serbëve. E njëjtë pritet të veprohet shumë shpejt edhe për masakrën në Prekaz ndaj familjes Jashari. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. “Kemi me ngrit…