Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Janë vetëm edhe gjashtë ditë dhe tri seanca, për përcaktimin përfundimtar nëse legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës do të konstituohet apo jo. Derisa numërimi prapa ka filluar, kryetari i VV-së Albin Kurti ka nisur ta ndiejë presionin Kushtetues. Ai ka nisur të zhvillojë takime me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, parti kjo që ka vetëm tre deputetë në Kuvend.


Burime të Periskopit bëjnë të ditur se deputetëve të VV-së, iu ka ardhë një thirrje nga ‘lartë’, që në seancën e 50-të konstituive, ”nuk duhet askush të mungojë”.

Thirrja vjen pas takimit të djeshëm të Kurtit me Limajn – takim që rezultoi i pasuksesshëm anipse zgjati rreth dy orë.

Tema kryesore e diskutimit në takimin e djeshëm ishte arritja e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit. Ndërkaq, pozita e kryetarit të Kuvendit nuk ka qenë fare pjesë e bisedimeve.

Kuvendi të shtunën dështoi për herë të 49-të në konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka nxjerrë vendim ku obligon deputetët që deri më 26 korrik të konstituojnë legjislaturën e nëntë, mirëpo nuk ka përmendur nëse pasojë e kësaj janë zgjedhjet e reja.

Related Posts