by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën deputet, i liroi nga detyra që të shmangej shkelja e Kushtetutës, raporton KFVA.
Ai ka shkruar se Qeveria e drejtuar Mustafa ishte shkarkuar me mocion.
“Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Qeveria Mustafa ishte shkarkuar me mocion mos-besimi me datë 10 maj 2017. Mocioni ishte mbështetur edhe nga partneri i atëhershëm i koalicionit, PDK-ja.
Të gjendur përballë kësaj situate e të tradhtuar nga partneri i koalicionit, në LDK asokohe ishte diskutuar nëse të gjithë ministrat e LDK-së duhej të tërhiqeshin nga postet qeveritare, menjëherë pas mocionit.
Në një situatë të ngjashme, kur LDK kishte dalë nga Qeveria në vitin 2010 pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu, partia ishte akuzuar se kishte braktisur institucionet.
Duke e marrë parasysh reagimin e publikut në situatën e vitit 2010, LDK kësaj radhe kishte vendosur që ministrat të qëndrojnë nëpër pozita deri në përfundim të zgjedhjeve – që të mos akuzoheshin për braktisje të institucioneve.
Pas zgjedhjeve të mbajtura me 11 qershor 2017, koalicioni PAN kishte dalë i pari, Lëvizja Vetëvendsoje e dyta, ndërsa LDK e treta. Pra as që pritej se LDK do të ishte edhe në qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve, prandaj kishte pasuar edhe lirimi i zyrave.
Kjo ka qenë arsyeja pse minsitrat e LDK-së kishin liruar zyret, sepse ishin të shkarkuar nga Kuvendi, dhe nuk pritej që do të vazhonon në qeverinë e ardhshme. Jo për shkak të nenit 72 të Kushtetutës.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit ka bërë të ditur se kanë nisur një operacioni shpëtimi në Kanionin e Mirushës. Sipas njoftimit të ShKShMK-së, bazuar në informacionet e para ky operacion ka të bëjë me lëndimin e një qytetari, transmeton KFVA. “Pas pranimit të thirrjes urgjente në qendrën e thirrjeve,shpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në
Arrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për regjistrimin e një serbi
Një zyrtare policore është arrestuar për keqpërdorim të pozitës dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e saj. Zyrtarja ishte e angazhuar në pikëkalimin kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik. “Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar
Lionel Messi mbrëmë shënoi dy gola dhe bëri dy asiste në fitoren e Inter Miamit ndaj New York Bulls me shifrat 5:1 në MLS. Me këto dy gola, ylli i Kombëtares së Argjentinës është bërë futbollisti me më së shumti gola në histori (764), shkruan Indeksonline. Ai ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon, që
Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur më shumë për publikun si Labi, ndërsa bëri të ditur së fundmi se nuk ka ndërmend të heq dorë nga politika, ai foli edhe rreth politikës, dhe sa ishte pjesë e saj. “Jeta është politikë, çdo arritje që bëjmë është politikë, por duhet me bë politikë në favor