Rekordi i dështimeve në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, mund të shkruhet në librin e rekordeve botërore ‘Guinness’.
Aplikimin për paraqitjen e rekordit në ‘Guinness’ e ka bërë sot avokati Arianit Koci.
“Aplikova në Librin e Rekordeve Guinness. Si qytetar i Kosovës – e paraqita rastin absurd që po ndodh në vendin tim: 48 herë rresht ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Koci.
“Po, dyzet e tetë tentime – dhe ende pa Kuvend funksional.”
Sipas Kocit, kjo nuk ka ndodhur askund në botë, “as në vendet me krizë të thellë institucionale”.
“Nëse Guinness e pranon, të paktën ta dimë që jemi “të parët në botë” për diçka – për një rekord turpi!”.
